Familjarët e autorit të maskarës së 8 personave largohen nga fshati
Pëlqej
PAsi djali i tyre, Ritvan Zykaj u vrau 8 kushërinjtë brenda pak çastesh, mësohet se Sadik dhe Lindita Zykaj së bashku me djalin e tyre, vëllain e Ritvanit janë larguar nga fshati i Selenicës.

Kjo ka ndodhur që nga koha kur ata janë marrë në pyetje në stacionin e policisë.

Vetëm gjyshi i autorit të masakrës ka qëndruar në fshat ku edhe poo merr pjesë në varrimin e të afërmve të tij.

24-vjeçari Ritvan Zykaj pritet të përballet të hënën me togat e zeza ku do të njihet me masën e sigurisë. Pasi u arrestua nga policia ai nuk shfaqi pendesë, madje u përpoq të justifikohej duke thënë se kishte arsye për të kryer masakrën. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2018, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori