Familjarët e Admir Muratajt presin në dyert e morgut për të tërhequr trupin (FOTO LAJM)

Admir Murataj një nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me FNSH.

Edhe pse ende nuk dihet nga kush u qëllua Murataj, plumbi që mori i shkaktoi plagë të mëdha në fytyr, gjë që bëri të vështirë identifikimin e tij.

Ka qënë bashkëshortja e tij ajo që e ka njohur në morg dhe më pas një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe analizat e ADN.

Ndërkohë që nga dita e djeshme familjarët e Admir Muratj ndodhen në dyert e morgut të QSUT për të tërhequr trupin e pajetë të familjarit të tyre.

Një ditë më parë Cen Murataj, vëllai i Admirit, u shpreh se edhe nëse Policia nuk do i gjejë shokët që lanë në rrugë Admirit, atëherë do ti gjejnë vet ata.

Ditën e djeshme vëllai i viktimës Cen Murataj u shpreh:

Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë. E dinim se ishte organizator. Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e hodhën shokët aty. Admiri s’ka qenë i dënuar, ka qenë i dënuar, ishte në kërkim, prej dy vitesh që nuk e kisha takuar. Po se gjeti policia do e gjejmë ne në mënyra të tjera.
Do i njohim shokët e tij, do i shohim ata që e kanë lënë në rrugë. Do interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Të shohim ses aorganizator është Admir Murataj, organizatori nuk vritet."/albeu.com/
Shtuar më 11/04/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori