Familjarët denoncojnë zhdukjen e dy peshkatarëve në Durrës
Familjarët e dy peshkatarëve i janë drejtuar rajonit të policisë, lidhur me zhdukjen e tyre. Ndërsa ende nuk dihet për fatin e tyre, në orët e para të ditës uniformat blu kanë nisur menjëherë kërkimet intesive.

Bekim Maçinaj dhe Avni Shahinaj, kanë dalë në det për peshkim rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme në sektorin “Rinia” dhe që nga ai moment, kanë humbur gjurmët. Familjarët kanë deklaruar se ndërsa në mbrëmje pritej që dy peshkatarët të ktheheshin në banesë, ata nuk janë kthyer. /albeu.com/

Shtuar më 05/01/2015, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori