Familjarët apelojnë për ndihmë për djalin 22 vjeçar që duhet të bëjë transplant zemre
Familjarët apelojnë për ndihmë, djali 22 vjecar duhet të bëjë transplant zemre

Arbiol Rrapaj 22 vjec banor i fshatit Kashisht, njësia administrative Frakull bashkia Fier prej dhjetë ditësh ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Patrës në Greqi pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe mjekët i kanë thënë se duhet të bëjë transplant të zemrës dhe pagesa është 100 deri në 150 mijë euro.

22 vjecari Rrapaj u nis drejt Greqisë tek të afërmit e tij pasi shikonte që komshinjtë e kushurinjtë ishin më mirë se familja e tij nga ekonomia dhe me shtëpi të reja, të punonte për një jetë më të mirë. Teksa punoi shumë pak ditë ai u sëmur dhe tashmë po lufton me vdekjen. Pranë tij në spital vec të afërmëve që shkojnë e takojnë kur munden ndodhet edhe mamaja e tij.

Edhe gjyshja e tij (nga babai) me lot në sy apelon për ndihmë. Ata pohojnë se cdo shqiptar të vër dorën në zemër sa mundësi të ketë të kontribojë që të grumbullohet shuma që 22 vjecari të bëjë transplantin e zemrës në spital privat në Athinë.

Daja I 22 vjecarit , Pëllumbi I cili ka qënë në Greqi disa ditë e ka takuar nipin e sëmurë tregonë se edhe shokët, të afërmit që janë në Greqi kanë kontribuar sa kanë pasur mundësi , por shuma është e madhë dhe nuk mund ta përballojnë dotë shumën për operacionin. Ai apelon cdo shqiptar, fondacion a donator ta lënë një kafe pa pirë e të kontribojnë për 22 vjecarin e sëmurë.

E ndërkohë që ditët kalojnë zemra që do të zëvendësoje atë të 22 vjecarit prêt në spitalin e Athinës shumën për operacionin që duhet të paguaj familja që të ndërrohet me atë të sëmurën, dhe 22 vjecari të shpëtojë nga vdekja.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar 22-vjeçarin, mund të telefonojnë babain e tij, Demir Rrapaj në nr. +355 69 58 42 618.
Shtuar më 13/05/2016, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori