Familja u shua në autostradë, djali i vogël sot do të mbushte 7 muaj
Tragjedia e familjes Preka në Shkodër vazhdon të jetë një plagë e hapur për familjen e tij.

Motra e Edmondit shkruan se Rayan Preka, vogëlushi që humbi jetën së bashku me motrat dhe babain Etmondin në aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës së 18 shkurtit, sot do të bënte 7 muajsh.

Halla e tij, Gonxhe ka përlotur me dedikimin e saj në rrjetin social "Facebook", duke nxjerrë edhe disa foto kur i vogli i familjes Preka erdhi në jetë.

"Tash ia ke lanë krahun bosh hallës, tash nuk asht ma tan bota në dorën time, por tash asht e gjith bota mbi kokën time”, – ka shkruar ndër të tjera halla.

Postimi në Facebook:

Diten kur Linde ti i vogli im kur dora jote e vogel ishte mbi doren time isha njeriu me i pasur ne bote e gjith bota ishte mbi doren time.

Sot do te beje 7 muajsh por halla nuk ka ku me e marr ma Rayan qe me shku me e puth fort me e perqafu fort me ja ni Eren e ti qe zemra mu zmadhonte nga lumturia kur te kisha ne krah.

Tash ja ke lan krahun Bosh halles tash nuk asht ma tan bota ne doren time por tash asht e gjith bota mbi koken time.

Happy 7 month in haven my nepheë

Miss you my baby boy. /albeu.com/


Tragjedia e Shkodres, Rayan sot do ishte 7 muajsh, ja shënimi prekës i Hallës
Shtuar më 11/03/2018, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori