Familja me katër pjestarë rezultoi pozitive, dezinfektohet e gjithë zona në Vlorë
Një
familje me
katër pjestarë rezultoi pozitive ndaj koronavirusit mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Të
katër personat, janë shoqëruar për te spitali infektivi në Tiranë, pasi shfaqën simptomat e koronavirusit.
Ditën e sotme, dezinfektimi i zonës ku punonte dhe
jetonte 57-vjeçari dhe
familja e tij. Kjo
familje jetonte në qendër të qytetit të
Vlorës mbi Postën Qendrore. Po ashtu, 57-vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.
Shtuar më 23/03/2020,
ora 09:05