Kujdes! Kolegët më të këqij kanë këto shenja astrologjike

Disa kolegë ju acarojnë dhe e keni të pamundur të punoni me ta? Mbase ata bëjnë pjesë tek këto shenja astrologjike, prandaj sado të mundoheni të shkoni mirë me ta nuk do mundeni. Më mirë mbajini larg vetes dhe mos u ngatërroni.

Luani. Personat e shenjës së luanit nuk janë kolegë të mirë. Ata kërkojnë gjatë gjithë kohës të jenë në paravijë. Nga ana tjetër shpesh përdorin opinionet e tjetrit për të rënë në sy dhe nuk hezitojnë t’ua hedhin ju fajin për të mos vënë në rrezik reputacionin dhe për të ecur para. Me pak fjalë luanët nuk janë kolegët më të mirë të mundshëm. Vërtet në përgjithësi mund të duken bujarë, por në punë janë shumë egoistë.

Akrepi. Akrepat manipulues në punë janë kolegë të këqij, që mund të të bëjnë edhe keq sidomos nëse e kuptojnë se i keni tradhtuar. Me ta nuk është aspak e lehtë të bashkëpunosh. Gjithmonë janë të fshehtë dhe të tërhequr prandaj nuk e kupton dot se çfarë kërkojnë. Në fakt pavarësisht dukjes akrepat i kanë të qarta qëllimet e tyre dhe e dinë se si dhe kur të veprojnë.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë egoistë, madje akoma më keq se luanët. Kur kanë një ide në kokë, asgjë tjetër nuk ekziston. Për interesat e tyre dashët janë gati edhe për gjërat më të këqija që mund të imagjinoni. Ata janë të rrezikshëm edhe sepse mund t’i bëjnë gjërat la e kuptuar për pasojat e rënda që ato mund të sjellin. Më mirë mbajini larg vetes dhe mos u ngatërroni me ta.


Shtuar 13.04.2023 14:56