Familja e 25-vjeçarit
Klodian Rasha, i cili u vra nga forcat e policsë, ka hapur dyert e mortit
Në banesën e tyre për ngushëllime kanë shkuar të afërm e miq të familjes, ndërkohë që trupi i të riut është ende në morg.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan
Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, pasi nuk i është bindur urdhrit të këtij të fundit për të ndaluar.
Rasha ka tentuar të largohet me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që është dukur si armë zjarri.
Sipas policisë, duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, policia ka dyshuar se sendi që i është drejtuar ka qenë armë zjarri, dhe në ato momente e ka qëlluar të riun me plumb, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë në spital.
Shtuar më 08/12/2020,
ora 09:13