Familja e kishte denoncuar të humbur, kush është i riu që u gjet sot pa jetë
Martin Seleni është personi që është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Vlorë, mëson Panorama.

Burime nga policia i thanë korespondentit të Panorama se dyshohet se trupi i përket 33 vjecarit Seleni.

Ky i fundit ishte denoncuar i humbur nga familjarët e tij prej disa ditësh.

Viktima është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maj”.

Nuk ka detaje për rrethanat e vdekjes së tij, teksa policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

Shtuar më 18/05/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori