Familja Cali reagon për Armando Prengën: Shteti politik na goditi me padrejtësi
Familja Cali ka reaguar sot në lidhje me
vendimin e një dite më parë për ndryshimin e masës së sigurisë për
Armando Prengën. Sipas tyre, të
veshurit me pushtet i vuri në dispozicion ekspertizën,
vendimin, drejtësinë dhe se
shteti i
goditi në 4 shtator.
“Dje, ne si familje na u dha një tjetër goditje e rëndë. U lirua autori që gjuajti me armë në komisariat 5 persona, ndërkohë që të dëmtuarit mbahen në burg. Dje ne na u tha: ju që jetoni dhe ushqeheni me djersën e ballit, dëmtoni shoqërinë e sotme, ju që mbani familjen ndershmërisht jeni shembull i keq në këtë shoqëri të shtrembër.
Shteti na
goditi më 4 shtator, aty ku duhej të na mbronte. Kurse dje
shteti politik na
goditi me padrejtesi e manipulime. Të
veshurit me pushtet i lejoi të prishë provat dhe të pastrojë gjurmët.
Të
veshurit me pushtet i vuri në dispozicion ekspertizën,
vendimin, drejtësinë. Ndërsa ne na la në betejën tonë për të fituar të drejtën të vetëm kundër pushtetit”, thuhet në reagimin e familjes Cali.
Konflikti mes kësaj familje dhe deputetit
Armando Prenga lidhet me lejen për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 16:45