Familja braktis babain që përdhunoi vajzën në Laç
Gjykata e Kurbinit vendosi të mbajë të mbyllur në qeli 48 vjeçarin nga Kurbini të denoncuar publikisht për abuzim seksual nga vajza e tij.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, ai ishte braktisur nga të gjithë familjarët.

48-vjeçari nga Kurbini i denoncuar publikisht nga e bija për abuzime seksuale ka mbetur i vetëm përballë drejtësisë.

Të gjithë familjarët e kishin braktisur, teksa doli para gjykatës së Kurbinit, e cila vendosi ta mbajë në burg deri në fund të hetimit.

Seanca në ngarkim të 48-vjeçarit, që për të mbrojtur denoncuesen kemi vendosur të mos ia publikojmë identitetin, u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Por edhe pse akuzohet për një prej historinë më të rënda të abuzimit të denoncuara në vendin tonë vitet e fundit, burri e priti i heshtur vendimin e gjykatës.

I arrestuar pas denoncimit publik, 48 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, dy akuza këto, ndër më të rëndat të kodit penal.

Sipas pretendimeve të vajzës denoncuese që sot është 18 vjeçe, abuzimet e të atit nisën kur ajo ishte 15 vjeçe dhe ishin të vazhdueshme në harkun e tre viteve.

Gjatë kësaj kohe, veç abuzimit, ajo deklaroi se edhe është dhunuar për të mos rrëfyer, ndërsa i rëndë ishte edhe qëndrimi i nënës, e cila nuk e denoncoi ngjarjen në polici dhe kërkoi heshtjen.
Shtuar më 12/07/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori