Falsifikuan dokumentin për pronën, procedim penal për 5 persona
Pas kallzimit të bërë nga një shtetas me banim në Lezhë, dje ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për pesë shtetas, pasi kanë falsifikuar një dokument pronësie.

Raportohet se Struktura e Sektorit te Krimit Ekonomiko-Financiar në DPQ Lezhë, dje filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit: B.A, 54 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë punonjës në Komunën Milot. Gj.Gj, 33 vjeç, banues ne F/ Milot, Kurbin, me detyrë specialist në Z.V.R.P.P, Kurbin. M.V, 37 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë specialist në ZVRPP Kurbin. A.P, 47 vjeç, banues Shkopet, Kurbin. Gj.P, 81 vjeç, banues Shkopet, Kurbin.

Proçedimi ndaj tyre filloi pas kallzimit të bërë nga një shtetas me banim në Lezhë, i cili kallzon se shtetasit B.A, Gj.Gj dhe M.V., dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin e marrjes ne pronësi të tokës se tij, duke i'a kaluar 1000 m2 tokë dy shtetasve të tjerë.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale të “Shpërdorim të detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”. /albeu.com/


Shtuar më 30/04/2015, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori