Publikimi i tezave të maturës, Kushi garanton nxënësit: Nuk është cenuar procesi i vlerësimit

Ministrja e Arsimit Sporti dhe Rinisë Evis Kushi, ka garantuar nxënësit dhe prindërit e maturantëve në “Radarin Informativ” në Abc se publikimi i tezës së maturës 1 orë e gjysmë pas fillimit të provimit nuk ka cenuar procesin e vlerësimit të maturantëve.

Kushi thotë se deri më tani procesi i provimeve të maturës po shkon mirë dhe se ka nisur korrigjimi i tezave.

“Mbyllet nje cikël por fillon një cikël më i rëndësishëm. Deri tani procesi po shkon mirë.
Risitë janë mënyra se si hartohet teksti dhe monitorim gjatë testit. E kemi nisur këtë proces që herët me mësuesit nëpër shkolla dhe takime me nxënësit.

Hartimi i testit ka qenë momenti më delikat i viteve të fundit, kemi pasur pakënaqësi për nivelin e vështirësive, ose ka pasur gabime apo mospërputhje me lëndët. Por këtë vit testi është hartuar në përputhje të plotë me programin. Te letërsia testi ka qenë në përputhje me programin orientues. Maturantët dhe mësuesit kanë dalë të kënaqur. Te pjesa e vlerësimit kemi grupe monitorimi. Një orë e 30 pas fillimit të provimit doli teza. Më vjen keq. më duket sikur përfaqësuesit e opozitës bëjnë garë me njëri tjetrin për të gjetur tezën.
Dua të siguroj të gjithë prindërit dhe maturantët, nuk është cënuar procesi dhe vlerësimin e nxënësve.

Nuk kemi asnjë provë që testi ka hyrë dhe ka favorizuar x nxënës. Unë i bëj thirrje opozitës të jenë bashkëpunues. Nëse testi u ka ardhur nga një mësues ose maturant të na ndihmojnë ta zbardhim”, tha Kushi në Radarin Informativ./abcnews.al