Nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës", në prangat e policisë ka rënë një 40 vjeçar pasi
falsifikoi tre
dokumenta pasurie. Të njëjtat burime shtojnë se është bërë i mundur arrestimi i personit të shpallur në kërkim, Vladimir Haxhiraj, ish-punonjës i Zyrës së Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë.
40 vjeçari në kohën kur ka qënë punonjës i këtij institucioni, në periudhën 2006-2008, ka falsifikuar nëpërmjet "shpërdorimit të detyrës" kartelat e tre pasurive me mbi 350 m2. Lidhur me këtë akt, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me tre vjet burg për veprën penale “Shpërdorim i
detyres” dhe “Falsifikim i dokumentave”. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014,
ora 09:45