Falsifikoi dokumentat, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin Luan Daci
Është shpallur sot pretenca për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Pak muaj më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997
Shtuar më 01/12/2020, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori