Falsifikoi dokumenta, dërgon për gjykim çështja e gjyqtarit Luan Daci
Gjykata e Posaçme vendoi që nga sot të nisë procesi i themelit për Luan Dacin. Ai do shkojë në gjyq për falsifikim dokumentash.

Gjyqtari Luan Daci ishte i pranishem në seancë në GJKKO, ndërkohë që akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Luan Daci akuzohet për veprën penale “falsifikim dokumentash” për shkak të fshehjes së një shkarkimi nga detyra në 1997 si gjyqtar i Tiranës.

Më herët Luan Daci u njoh me akuzën e Spak që këmbënguli ta dërgojë të pandehur për falsifikim dokumentesh, sa kohë ai nuk deklaroi urdhrin për ta larguar nga drejtësia gjatë 1997-ës.
Shtuar më 25/09/2020, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori