Falsifikimi i dokumentave të pronësisë, një i arrestuar në Vlorë
Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës e cila ka sekuestruar 105 mije metra katrorë toke me vlerë 3 milionë euro.

Sipas bluve të Vlorës, shtetasit Xhulieta Myslym Anastasiadhi dhe bashkëpunëtori i saj shtetasi Mihail Muharrem Rrapaj kane falsifikuar dokumentat e AKKP-së dhe të firmave të personave të ndryshëm, duke përfituar një sipërfaqe prej 105 mijë metër katrorë tokë në Vlorë, konkretisht 14 mijë m2 Komunën Qender dhe 88 mijë m2 në fshatin Bunavi dhe 3 mijë m3 në qytetin e Vlorës.

Mësohet se paskësaj, toka i është shitur personave të ndryshëm, disa herë kundrejt shumave të konsiderueshme. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori