Oficerët e Policisë së Shtetit arrestojnë Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, shtetasin N.Prenga dhe shtetasit T. Marena dhe P. Ndoj, të akuzuar për “korrupsion aktiv në sektorin privat” dhe “fallsifikimi i
dokumentave.
Gjykata e Durrësit kishte vendosur për ta masën e sigurisë “arrest me burg”. Nga hetimi i Prokurorise, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se në këmbim të
shumave nga 300 deri në
1000">
1000 euro,
hartonin dokumenta të fallsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014,
ora 15:23