Fallxhorja pogradecare që të le shtatzanë dhe të mëson si ta nxehësh burrin (VIDEO)
Pëlqej
Ende vazhdon fenomeni i fallxhorëve në Shqipëri edhe pse vazhdimisht dalin video të tyre që duken shumë banale edhe skandaloze.

Rasti më i fundit ka dalë një fallxhore nga Pogradeci e cila ua qan hallin vajzave si të ngelen shtatzane apo ta nxehin burrin në shtrat. Kjo video duket qesharake për shumë persona por kjo fallxhore nga fshati Petrushë i Pogradecit por albeu.com mëson se me këto mashtrime ka siguruar pasuri të mëdha dhe ka shumë vite që e bën këtë profesion.

Nga ana tjetër shteti nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore që të ndalohet ky lloj mashtrimi.

Pamjet janë transmetuar në emisionin Boom.

Njihuni me rastin e parë

Vajza- Ne kemi 8 muaj bashkë, gjashtë muaj kemi qenë shumë mirë.

Fallxhorja-Ti nuk je mirë fare unë të shikoj me anë, bie në debat, turbullirë, bie në përçarje në siklet nuk i ke gjërat mirë fare.

Vajza- Unë atë i kam thënë edhe atij që unë jam njëlloj ashtu si kam qenë gjithmonë, ai po ndryshon është më i ftoht me mua .

Fallxhorja-Ai thotë ke ndryshuar ti. Ti thua ka ndryshuar ai.

Vajza- Në shtrat nuk më afrohet fare. Sa here mundohem unë t’i afrohem ai më shtyn.

Fallxhorja-Mos ka ndonjë tjetër? Unë vajta 56 vjet me burrin aty dhe o të keqen e mikut. Në marredheniet seksuale të jesh në këtë gjendje është absurde.

Vajza- Nuk me prek, nuk më prek.

Fallxhorja-Sa kohë u bën kështu?

Vajza- Dy muaj gati.

Fallxhorja-Po kështu puthje, fërkime,kapje ?

Vajza- Jo, unë i ngjitem ai më shtyn, ose bën sikur rri në celular .

Fallxhorja-Ato janë pleq dhe s’të lenë, jo…Unë shikoj ca gjëra që s’më pëlqejnë o bir i nënës, po nuk dua të mërzis se jam nënë vetë.

Vajza- Nuk e di ça të bëj, ça më sugjeron?

Fallxhorja-Foton e atij djalit e ke?

Vajza- Jo.Ndonjë sugjerim si mund ta afroja njëçikë.

Fallxhorja-Po duheshe mi zemër fotografija e tij, një rrobë e larë sheqer. Unë i bëja ato, në qoftë se ti ndihesh e lumtur kishe përmirësim të thosha hajde unë. Po më habit kjo sjellja e djalit që është kaq menefrego kaq i turbullt. Mos ia dredh?

Epo kjo qenka e bindur, te dredhja jo thotë. Kjo ngaqë e do verbërisht, se tani një djalë 21 vjeç të ketë ty në krevat si kokrra e mollës të mbaj sehir, kjo është çmenduri. Unë kam pasur raste plot po ti s’ke marrë asgjë.

Vajza: Të vijë një herë tjetër, çfarë të sjell me vete ?

Fallxhorja- Dua foton e atij, sheqer dhe një rrobë të larë. Në qoftë se me ato kjo shikon ndonjë ndryshim, e ndihmoj.Unë tani vetëm do punoj me emrin e Andit.Do ta vesh re t’i këtë javë do të afrohet për një javë do bësh marredhenie, këto 10 ditë vëre re, unë do të ndjek që ketej me emrin se unë s’kam ça të bëj se ti s’ke asgjë.
Shtuar më 12/10/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori