E sikletshme, momenti kur politikanit i futet bleta në gojë gjatë konferencës, tentojë ta nxjerrë me gishta (VIDEO)

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur politikanit dhe biznesmenit kanadez Doug Ford, gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

Duke folur drejtpërdrejt me gazetarët, 57-vjeçarii i futet rastësisht një bletë në gojë dhe me sa duket ai e ka gëlltitur duke u detyruar të pinte ujë nga shishja.

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej duke u kollitur.

Në videon e bërë virale gjatë konferencës shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte në gojën e tij.

Ai mori shishen me ujë për ta pirë dhe duke qeshur tha se ka shkuar “poshtë”./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 15:00