Mëngjesin e sotëm, tregtarët në kryeqytet janë bërë bashkë për t'iu bashkuar një proteste kundër
masave shtrënguese të qeverisë.
Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun çam dhe atë të Medresesë në Tiranë, janë ngritur me protesta kundër aksionit të qeverisë në luftën kundër informalitetit.
Bashkë ata apelojnë se nuk i përballojnë dot gjobat e larta ndëshkuese dhe shprehen se po trajtohen më keq se në diktaturë. Ata nënvizojnë se protestat e tyre nuk do të ndalen dhe se janë të vendosur se "nuk do të dorëzohen para qeverisë". /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2015,
ora 09:27