Pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit
2011">
2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente.
Pronari i
mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e
mjetit dhe duhet të paraqesë lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e
mjetit.
Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose i janë vjedhur, duhet të paraqesë denoncimin nga policia.
Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të
detyrimeve tatimore dhe
detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes se
detyrimeve tatimore”.
Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja.
Çregjistrimi
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëjnë të ditur se do të çregjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor
2011">
2011.
Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarëve të makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të
mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij u falen detyrimet tatimore për periudhën përpara dhjetorit
2011">
2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha
detyrimeve, që i përkasin periudhës pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
Sipas draftit, personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të
mjetit, ose mbajtjen aktiv të tij u fshihen detyrimet tatimore për periudhën dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar
2011">
2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar
2011">
2011 deri me dhjetor 2014, të cilat fshihen.
“Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të
mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të
mjetit dhe fshirjen e
detyrimeve tatimore të tij”, – thuhet në projektligjin e Ministrisë së Financave.
Drafti
Drafti për faljen e
detyrimeve të prapambetura për automjetet është hartuar nga Ministria e Financave dhe pritet të miratohet në qeveri. Pas miratimit,
pronarët e mjeteve do të kenë gjashtë muaj kohë për të përfituar nga drafti. Edhe më herët, në qershor të vitit të shkuar, Financat hartuan një draft të ngjashëm, por nuk mori miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe për rrjedhojë, nuk kaloi as në qeveri.
Falja e
detyrimeve
Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë, ose të pjesshme të
detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për
pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në
2011">
2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për makinat e tyre dhe duan t’i nxjerrin ato nga qarkullimi.
Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha
detyrimeve, dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi e faljes, t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të
mjetit.
Ndërsa
pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 deri në dhjetor të vitit
2011">
2011, nuk kanë paguar taksat, por duan të mbajnë në qarkullim mjetin duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave.
Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderueshme mjetet që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi
pronarët e tyre nuk kanë aplikuar.
Sipas të njëjtave burime, makinat që kanë detyrime për taksat dhe gjoba të papaguara pas janarit 2012, do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e
detyrimeve tatimore./Gazeta Shqiptare/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 10:00