Falen 50 milionë USD taksa për 140 mijë makina, ja si të përfitoni
Drejtuesit e makinave që nuk kanë paguar taksat deri në dhjetor të 2010-s dhe nuk kërkojnë ta heqin nga qarkullimi makinën, përfitojnë 50 milionë dollarë taksa të papaguarafalen nga ligji i amnistisë.

Për taksat e papaguara pas vitit 2011, qeveria do të lehtë- sojë drejtuesit e makinave nga gjobat dhe kamatëvonesat në rast se ato do të paguhen. Përfitues do të jenë 140 mijë makina të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit. Gazeta zbardh relacionin e ligjit të fshirjes së detyrimeve dhe faljen e gjobave, ku përfshihen efektet financiare të amnistisë së makinave.

Në total vlera e taksave të papaguara për këto mjete llogaritet 11.9 miliardë lekë, por automatikisht me ligjin qeveria fal 5.3 miliardë lekë taksa të papaguara deri në dhjetor 2010. Për drejtuesit e makinave ligji parashikon dy opsione. Për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistrojnë mjetin, çregjistrimi do të kryhet nga Drejtoria e Transportit dhe targa do t’i kalohet Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin.

Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qark-ullim, u falen taksat para 2011- s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014- n me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvonesash.

KUSHTET

“Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit, të cilat nuk hiqen nga qarkullimi, parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim”, thuhet në relacionin e ligjit që ndodhet në Kuvend.
Për ata qytetarë që kërkojnë të mbajnë makinën në qarkullim, ligji parashikon 6 muaj afat për kryerjen e procedurave. Në rast të kundërt, targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit për sekuestrim të mjetit.

“Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2010 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2011 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.

Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete”, shpjegohet në relacion.

EFEKTET

Referuar relacionit, në total vlera e taksave të mjeteve të përdorura që çregjistrohen sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë. Vlera e taksave që do të fshihen për periudhën e parë llogaritet 5.3 miliardë lekë. Në total efektet e ligjit, duke përfshirë edhe detyrimet e biznesit në Tatime dhe Dogana janë 90.97 miliardë lekë, 29.52 miliardë lekë janë detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa që fshihen pa kusht.

Ndërsa 61.45 miliardë lekë gjoba dhe kamatëvonesa do të falen me kushtin që të paguhen 34.96 miliardë lekë detyrime. Në të njëjtat kushte do të fshihen edhe detyrimet për biznesin. Bëhet fjalë për taksat e papaguara deri në 2010-n. Pas kësaj periudhe, ligji parashikon falje gjobash dhe kamatëvonesash në rast se paguhet detyrimi./Panorama
Shtuar më 26/02/2017, ora 07:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori