Fakultete ne gjuhen shqipe ne Presheve e Bujanoc
Albeu.com
Ministri i Arsimit Zhakro Obradoviq së bashku me përfaqësues të Trupit Koordinues, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, përfaqësuesi i propozuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve ...... Behlul Nasufi, mbajtën dje mbledhjen e parë në Beograd, me ç’rast themeluan edhe një grup të veçantë për themelimin e institucioneve të larta arsimore. Në këtë mbledhje po ashtu prezantuan edhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë Madhe.
Sipas fjalëve të përfaqësuesit të këtij grupi, njëherit Këshilltar në Këshillin Nacional të Shqiptarëve Behlul Nasufi, ka takim ka qenë mjaft serioz dhe se nga ky takim janë zotuar për të dhënë maksimumin e punës për përgatititjen që më 11 tetor të vitit 2011 të fillohet mësimi me themelimin e institucioneve të larta arsimore.

Sipas fjalëve të zotit Nasufi, nga pyetja e parashtruar se ku do të hapen fakultetet në gjuhën shqipe. në Preshevë apo në Bujanoc, ai theksoi se flitet në opinion se shërbimi i Gjinekologjisë duhet të jetë në Preshevë ndersa fakultetet në Bujanoc. Sipas tij, tre fakultete do të hapen në Preshevë e tre në Bujanocë.
Zoti Nasufi, deklaroi sot se vizionet tona kur ishim në pushtet tani po reflektohen. Para disa vitesh Qeveria bëri investime kapitale në ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës, Abdulla Krashnica në Preshevë, që ishte me sipërfaqe prej 1600 metrash katror e që tani ka në shfrytëzim 4.000 metra katror sipërfaqe, cka do të thotë se ajo tani do te shfryzëtohet për fakultete që e kishim paraparë që moti.

Fakultetet në fjalë do të bëhen nga profile të ndryshme si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc. (per Albeu.com, Ardita Saqipi- Presheve)
Shtuar më 29/07/2010, ora 19:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori