"Fakti" dhe "Lajm" për gjykimin në Hagë
Pëlqej
Albeu.com
Gazeatat shqiptare "Fakti" dhe "Lajm" në numrat e sotëm botuan pjesë të dëshmisë së nënës së të vrarit Rami Jusufi, Zejnepes, e cila është dëshmitarja e parë në gjykimin në Hagë kundër Boshkovskit dhe Tarçullovskit."Pasi që e rrethuan shtëpinë të cilët filluan të gjuajnë, të shtënat përfunduan në stomakun e Ramiut. Për dy orë të plota ai ka luftuar me vdekjen. Policët nuk më lanë që t'i jap edhe një gotë me ujë. Pas dy orësh ai më vdiq, edhe 300 vjet të jetojë atë moment nuk do të mund ta harrojë" e citon "Fakti" deklaratën e Zejnepes në tekstin "Lubes po i dridhet buza".

Zëdhënësja e Tribunalit Olga Kavran tha për "Faktin" se sipas dinamikës së kontraktuar, gjykimi kundër shtetasve maqedonas do të zhvillohet me paraqitjen e një dishmitari në ditë, që do të merret në pyetje edhe nga mbrojtja. Ajo shtoi se prokuroria do të ftojë gjithsej 96 dëshmitarë, ndërsa gjykimi i vetëm për konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni pritet të zgjasë 6 muaj apo 11 seanca.

Gazeta "Lajm" në tekstin "300 vjet me jetu atë ditë se harroj", transmeton se në pyetjen nga prokurorja, nëse djali i saj kishte armë, Zejnepja u përgjigj se asnjëherë në shtëpi s'ka pasur armë. "Unë asnjëherë skam parë armë përpos se në televizion, përderisa ishin brenda policia gjuante nga ballkoni ynë", transmeton gazeta se "në sqarimin e saj prokurorit ia përshkroi vendpozicionin e shtëpisë së tyre në fshatë dhe e identifikoi fotografin e djalit të saj Ramiunt, me ç'ka filloi të qajë".
Shtuar më 08/05/2007, ora 23:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori