Fajon: Te gjendet kompromisi per zgjidhjen e krizes
Albeu.com
Duhet të gjendet një kompromis për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri pasi është mjaft e rëndësishme që BE të shikojë shikojë tek Shqipëria një vend me demokraci të qëndrueshme për të dhënë një vendim për heqjen e vizave.Kështu është shprehur europarlamentarja Tanja Fajon në një intervistë për "Deutsche Welle" për situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin që ka në procesin e liberalizimit të vizave.
"Është e rëndësishme që BE të shikojë tek Shqipëria një vend me demokraci të qëndrueshme pasi Shqipëria ka përjetuar muajt e fundit krizë të madhe politike. Është shumë e rëndësishme që qeveria e Tiranës të përpiqet të plotësojë kriteret teknike dhe të mendojë se çfarë ka përtej liberalizimit të vizave, të jetë e dedikuar ndaj procesit të integrimit europian" theksoi Fajon. Sipas saj duhet të sigurohet dialogu politik mes partive dhe një mjedis të stabilizuar politik në vend.

Gjithsesi Fajon theksoi se liberalizimi i vizave është një proces teknik, me shumë kërkesa dhe jo një proces politik por në fund merret një vendim politik dhe prandaj sipas saj është i rëndësishëm një bashkëpunim i mirë, i ndershëm, rezultate reale në terren dhe stabilitet politik.
Shtuar më 14/07/2010, ora 23:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori