Fajon: Heqja e vizave, ceshtje urgjente
Albeu.com
Ndërsa misioni i fundit i ekspertëve të KE-së kanë filluar vëzhgimin e plotësimit të kritereve në Shqipëri, në Parlamentin Europian raportuesja për vizat Tanja Fajon ka hartuar tashmë draft- rezolutën për liberalizimin e regjimit të vizave.
Për europarlamentaren Fajon, heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën është një çështje urgjente që ka një impakt të rëndësishëm tek qytetarët e këtyre vendeve. Pjesë e rezolutës për heqjen e vizave është edhe shteti i Kosovës, për të cilin kërkohet vëmendje pasi është i vetmi shtet në Ballkan që ka mbetur jashtë procesit të heqjes së vizave.
Ndërkaq që prej së hënës në Tiranë kanë mbërritur ekspertët e KE-së të cilët do të qëndrojnë 3 ditë dhe do të vëzhgojnë punën e qeverisë në raport me 3 kriteret shtesë që u shpallën në maj nga komisionerja Cecilia Maelstrom si kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave.
Në rast se raporti i ekspertëve do të jetë pozitiv, atëherë fjalën e ka PE-ja dhe Këshilli në mënyrë që shqiptarët të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
Shtuar më 14/07/2010, ora 02:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori