Fajon: Fund, radhëve të gjata para konsullatave
Pëlqej
Tanja Fajon
Raportuesja e Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve. Ajo ka thënë se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes.

"Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin“, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

"Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azlikërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta“, ka thënë Fajon. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori