Faith-Meta: Shqiperia para dy perspektivave te medha
Albeu.com
Shefi i Zyrës Civile në Kosovë, Peter Faith në një konferencë me ministrin e Jashtëm, deklaroi se Shqipëria ka përpara dy perspektiva të mëdha, ai i bashkëpunimit rajonal, ku Shqipëria luan një rol kyç, si dhe procesi i afrimit drejt integrimit në BE.
"Nga këndvështrimi i BE-së këto kanë rëndësi pasi forcojnë stabilitetin në rajon", pohoi ai.

Meta tha se Shqipëria e Kosova po bëjnë një punë të mirë që progres -raporti i KE-së të japë vlerësim sa më të mirë. "Duke punuar në këtë mënyrë do arrihet më shpejt integrimi në BE", tha ai. Por Faith nënvizoi se autoritetet kosovare duhet të punojnë në forcimin e shtetit ligjor.

Ai shtoi se një objektiv i rëndësishëm është zhvillimi i bisedimeve për të kapërcyer çështjet etnike. "Një nga mënyrat më të mira për zgjidhjen e këtyre probleme është plani "Ahtisaari", theksoi ai. Faith nënvizoi se në zbatim të planit Ahtisaari është bërë përparim domethënës në Kosovë. Faith pohoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Ministri i Jashtëm, Meta deklaroi se Kosova ka shënuar progres të madh që nga shpallja e pavarësisë. Ministri pohoi se Shqipëria bashkohet me thirrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e disa çështjeve në Kosovë në lidhje me komunitetin serb. "Kam shprehur edhe shqetësimin tonë për angazhimine Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve të strukturave paralele në veri të Kosovës pasi kanë një karakter ilegjitim dhe nuk ndihmojnë në drejtimin e duhur për të ecur si Kosova, Serbia e gjithë rajoni drejt një fryme pozitive drejt BE-së", tha ai.
Shtuar më 13/05/2010, ora 14:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori