Faith: EULEX-i se shpejti do te ngreje akuza per krimet e luftes
Albeu.com
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë Pieter Feith ka hedhur poshtë akuzat se ka standarde të dyfishta ndaj krimeve në Kosovë. “Kjo nuk është e vërtetë, pyetni Ive de Kermabonin sa njerëz do t’i akuzojë EULEX-i për krime të luftës në një të ardhme të afërt.
Kjo do të jetë një ndërmarrje e madhe", ka thënë Feith, duke shtuar se dëshiron të shohë “të përgjigjen për veprimet e këqija madje sa më parë edhe kriminelët nga UÇK-ja”.

Feith ka thënë se është i bindur se të gjithëve që kanë bërë krime ndaj serbëve pas ardhjes së KFOR-it do të gjykohen para gjykatave kosovare.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe këtë ia përsëris autoriteteve çdo ditë. Do të dëshiroja të shoh, e jam i sigurt se edhe Iv de Kermabon e dëshiron të njëjtën. Kjo është e vështirë, nevojitet shumë kohë për hetime dhe ngritje të akuzës. Të jem i sinqertë, në shoqërinë shqiptare, e cila është mjaft e mistershme, është e vështirë të gjenden dëshmitarët, ka thënë ai.
Shtuar më 27/02/2010, ora 05:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori