Fadromat e IKMT prishin 23 objekte në Belsh. Ky është projekti për rehablitimin e qytezës (FOTO LAJM)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka nisur aksionin për prishjen e të paktën 23 objekteve një dhe disakatëshe në qytezën e Belshit.

Prishja e këtyre objekteve po bëhet në kuadër të projektit "Asambli i Rilindjes Urbane, Belsh"., i cili parashikon rehabilitimin e zonës përreth liqenit dhe të disa rrugëve.

Mësohet se disa nga këto objekte do të prishen me shpërthim të kontrolluar. Objektet janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky operacion mendohet të zgjasë një javë deri në dy. Po ashtu, IKMT-ja është duke vijuar edhe operacionin në Vlorë, i cili ka hyrë në javën e dytë./Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori