Fabrika e skrapit, Berisha "industri jetike për mbrojtjen e mjedisit"
Kryeministri Berisha ka inaguruar gjatë ditës së sotme fabrikën e re të riciklimit të skrapit në Xhafzotaj të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij mbajtur me këtë rast, kreu i qeverisë është shprehur se ky projekt ishte shumë i rëndësishëm dhë do të ndihmonte edhë në mbrojtjen e mjedisit.

“Ky investim i shtohet industrisë tjetër të riciklimit e cila punon dhe punëson mijëra e mijra qytetarë në mbarë vendin. Është industri jetike për mbrojtjen e mjedsiit, për mbajtur një mjedis të shëndetshëm në të cilin jetëgjatësia e shqiptarëve duhet të jetë në rritje” ka theksuar Berisha.

Sipas kryeministrit, qeveria kishte bërë të mundur rritjen e investimevehuaja në Shqipëri duke hedhur poshtë dyshimet e skeptikëve për arritjet e kësaj qeverie.

“Skeptikët e cilësuan si limonatë elektorale por ne nuk e ndërmorën atë si të tilë. Ne vendosëm që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të bëhej vendi më tërheq për investitorët. Vitin e kaluar Shqipëria u rendit si i vetmi vend në rajon me rritje të investimevehuaja. Vendosëm barrën fiskale më të ulët të taksave në Europë. Ndërmarrja e shërbimit “One stop shop” për dhënine e licensave, nisma e kontratave me një euro bëri të mundur rritjen investimevehuaja me 316 përqind”.

Në fjalën e tij, ai nuk ka lënë pa përmednur edhe programin e PS, të cilin e ai ka cilësuar si një rikthim të socializmit.

“Ata që mendojnë rikthimin e taksave të sistemi socialist ata jetojnë me ëndrra të këqia. Kjo është ëndrra më e keqe kombëtare në historinë e këtij vendi. I kundërt është qëllimi ynë ne do të bëjmë gjithçka për të zgjeruar lirinë ekonomike” - përfundoi Berisha./albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori