FA pjesë integrale e NATO-s
Në sallën e auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u zhvillua këtë të premte Konferenca Finale e Integrimit të FA të Republikës së Shqipërisë me NATO.

Qëllimi i konferencës ishte identifikimi i mësimeve të nxjerra dhe arritjeve të deritanishme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në procesin e integrimit me NATO.


Në Konferencë ishte i pranishëm komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros dhe ekipi i lartë i Komandës së ACT.
Në fjalën e saj ministrja e mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli tha se ky është moment krenarie për të gjithë ne. Përparimet tona janë të mëdha në një sërë fushash si institucionalizimi i strukturës sё njё force plotësisht profesionale, planëzimi i mbrojtjes, plotësimi i Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, standardizimi, modernizimi i FA, trajnimet dhe stërvitjet. Ёshtё nё vazhdimёsi puna pёr Strategjinё e re Ushtarake, planifikimi pёr kapacitetet e synuara, si dhe Plani Afatgjatë i zhvillimit tё Forcave tё Armatosura, i cili do tё pasqyrohet në Rishikimin StrategjikMbrojtjes.


“Transformimi ёshtё njё sfidё e vazhdueshme dhe si e tillё ne duhet tё gjejmё balancёn ndёrmjet çështjeve tё pёrditshme dhe tё mendojmё pёr tё ardhmen” tha
Kodheli e cila garantoi se në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, mbetet e angazhuar pёr tё drejtuar stafin ushtarak dhe civil pёr tё ndёrmarrё veprime tё sigurta dhe pёr tё siguruar qё procesi i transformimit tё ketё energjitё e duhura, si dhe ndjenjën e pёrgjegjёsisё.


Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneral Jean-Paul Palomeros u shpreh se
Forcat e Armatosura shqiptare janё tashmё nё prag tё vlerёsimit tё integrimit tё tyre nё strukturat dhe komandat e NATO nё nivel operacional dhe strategjik, si dhe pёr tё marrё tё gjithё pёrgjegjёsitё e tyre”.


“Lajmi i mirё ёshtё se si anёtare e plotё e familjes transatlantike, Shqipёria mund tё mbёshtetet mё shumё se kurrё nё solidaritetin dhe ekspertizёn e Aleancёs, sidomos drejt objektivit pёr njё forcё tё mirёtrajnuar dhe pajisur, ‘Forcat Shqiptare 2020’ e aftё tё operojё pёrgjatё njё spektri tё gjerё misionesh dhe detyrash” u shpreh ai. /albeu.com/


Shtuar më 25/10/2013, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori