F-16 dhe "Typhoon", super avionët e NATO-s që dhuruan spektakël në qiellin e Tiranës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ashtu siç ishte paralajmërua ditën e sotme, avionët e NATO-s kanë vizituar qiellin e Tiranës në shenjë nderimi për aleancën dhe mbështetjen e ofruar.

Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00, ku banorët e kryeqytetit kishin mundësi të shihnin dhe të filmonin ngjarjen e rallë.

Avionët që fluturuan në Tiranë ishin F-16 të prodhimit amerikan si edhe "Eurofighter Typhoon", prodhim në bashkëpunim mes Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan Albeu.com.

Mësohet se në ceremoninë që do të mbahet më pas do të jetë komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori