Tragjedia në Astir! E dhunonte herë pas here, 62-vjeçarja refuzonte të denonconte djalin: Ka nevojë për mua!

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Astir e ndodhur ditën e djeshme ku në familjen Osmënaj, banesë e cila ndodhej në katin e tretë të  pallatit Fratari, ra zjarr.

Zjarri dyshohet se është vënë nga djali 36-vjecar, Klodian Osmënaj i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte shumë agresiv dhe i dhunshëm me nënën e tij.

Viktima nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur 62 vjecarja Hava Osmënaj, e cila në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit është hedhur nga kati i tretë duke humbur jetën.

Nënë e bir janë hedhur të dy nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve ku ka humbur jetën e moshuara ndërsa djali i saj gjendet në spital në gjendje të rëndë.

Cfarë ndodhi në banesën Osmënaj?

Sipas dëshmive nga fqinjët e të ndjerës në banesën e kësaj familje e përbërë vetëm nga nëna dhe djali i saj i dhunshëm kishte shkuar shumë herë policia. Shkak për këtë ishte dhuna e vazhdueshme e djalit ndaj nënës së tij, por që nuk u denoncua kurrë nga ajo. Kanë qënë fqinjët ata që kanë njoftuar herë pas herë policinë, por ajo jo vetëm që nuk e denoncoi kurrë djalin e saj, por nuk mori as urdhër mbrojte dhe kur iu ofrua dicka e tillë.

Shkak për këtë ishte se djali i saj i ishte i sëmurë dhe pavarësisht dhunës që ai ushtronte ndaj saj, ajo duhej të përkujdesej për të.

Tragjedia ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, ku Klodian Osmënaj i vuri flakën banesës së tij, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së Hana Osmënaj, e cila edhe në momentet e fundit nuk e la të birin vetëm.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.10.2021 08:47