EXIT POLL/ Përmbyset në fund rezultati në Prishtinë
Pëlqej
Pas pak minutash pritet të dalin rezultatet e Exit Pollit për zgjedhjet në Kosovë, ndërkohë që deri më tani drejtori i Klan Kosovës po jep detaje.

Sipas tij, ka patur një levizje të fortë të votave në Prishtinë dhe Rahovec.

"Deri nga ora 1 ka patur një parti, të cilës i ka fjetur elektorati, të cilët u motivuan nga dreka"., -tha ai duke theksuar se rezultati është përmbysur në orët e fundit në Prishtinë.

"Të gjitha matjet kanë patur një lëvizje interesante. Lëvizje ka patur Prishtina, Mitrovica dhe deri diku Rahoveci. Të gjitha komunat e tjera në një mënyrë apo tjetër kanë qenë stabël.

Prishtina ka patur lëvizje të votuesve dhe përmbyesje të rezultatit në fund"., -tha Haxhiu.

Albeu.com do të raportojë LIVE rezultatet e zgjedhjeve në Kosovës për çdo komunë. /albeu.com/


Shtuar më 19/11/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori