Eva Dumani refuzoi të rikthehej në Shqipëri, vëllai i vogël: Kishte shumë frikë

Mide Dumani kishte 6 vite që e priste momentin të përqafonte të birin Endrin të cilin bashkëshorti Shkëlzen Dumani e mori dhe e çoi në Siri bashkë me motrën e tij Evën në shkurt të vitit 2014.
Endri ishte totalisht i mpirë, pa fjalë në këtë ri-takim për të cilin po flitet dhe po komentohet shumë.

Përgjigja më e mirë për të kuptuar këtë moment janë fjalët e pakta të Endrit, por që tregojnë shumë.
Ai foli për Top Channel teksa ishte nisur nga Bejruti për në Tiranë, ku e priste nëna dhe daja Xhetan Ndregjoni që nuk u lodh kurrë për ta kthyer në shtëpi.

Gazetari: Endri ne po shkojmë për në Shqipëri. A e mendoje që një ditë do të largoheshe nga kampi dhe do të riktheheshe tek nëna në shtëpi?

Endri Dumani: Po e dija.
Gazetari: Kush ta kishte thënë që do shkoje në Shqipëri?
Endri Dumani:Kemi
pas fol më parë me dajën tonë Xhetan. Kemi pas fol përpara.
Gazetari: Kur ishe në Al Hol me çfarë merreshe, me çfarë luaje?
Endri Dumani: Luaja top me shokët ose ndonjë gjë.
Gazetari: Si ishin kushtet, si ishte ushqimi?
Endri Dumani: Ushqimi krejt mirë. Gjojna të mira. Veçse çadra aty fuste ujin përditë.
Gazetari: Kush kujdesej për ty, gjyshja me motrën?

Endri Dumani: Po.
Endri sot 13 vjeç shpëtoi nga kampi i ferrit Al Hol. Por mundësinë e riatdhesimit nuk e shfrytëzoi e motra, Eva.
Gazetari: Kur e ke takuar Evën motrën për herë të fundit?
Endri Dumani: Përpara se të na merrnin.
Gazetari: Çfarë të tha Eva?

Endri Dumani: Vetëm më takoi më uroi.
Gazetari: Përse Eva nuk deshi të vinte?
Endri Dumani: Nuk e di. Kishte frikë.
Gazetari: Frikë që të vinte në Shqipëri nga kush e kishte frikën?
Endri Dumani: Nuk e di nga kush.
Gazetari: Ku është Eva tani në Al Hol?

Endri Dumani: Po në Al Hol.
Gazetari: Me kë po rri Eva atje?
Endri Dumani: Me ato gratë shqiptare që njeh.
Gazetari: Po Evës kur të flasësh në telefon a do tja mbushës mendjen të vijë në Shqipëri?
Endri Dumani: Them që po.
I bëjmë Endrit disa pyetje për të kuptuar se çfarë ndikimi ka patur tek ai babai, Shkëlzen Dumani i vrarë në Siri më 5 Nëntor 2014.
Gazetari: Po babi çfarë të thoshte për luftën?
Endri Dumani: Nuk më thoshte gjë se vetëm vinte dhe ikte
Gazetari: Kush ta tha lajmin që babi u vra në luftë?
Endri Dumani: Burri Muveltizes. Lavdrimi ai shqiptari.

Gazetari: Çfarë ju tha?
Endri Dumani: Tha që ka ndërruar jetë mos u mërzisni.
Gazetari: Tek varri babit ke qenë?
Endri Dumani: Jo.
Si çdo fëmijë Endrit nuk i mungojnë dëshirat paçka se jo për faj të tij fëmijëria ju kthye në vuajtje.
Gazetari: Çfarë do që të bësh në Shqipëri a do të shkosh në shkollë.
Endri Dumani: Nuk e di. Ehë…
Gazetari: Ke qejf të shkosh në shkollë?
Endri Dumani: Po kam. /tch
Shtuar më 29/10/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori