E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Eurosong 2008 - Zhgenjehet Maqedonia
Albeu.com
Përfaqësuesit e Maqedonisë në Eurosong 2008, janë skualifikuar, pasi që nuk kanë marrë votat e duhura nga votimi. Treshja nga Maqedonia është renditur e 18 në listën e kandidimit në natën e dytë të gjysëmfinales.Përfaqësuesit e Maqedonisë në Eurosong 2008 që po mbahet në Beograd, Ardian Gaxha, Tamara dhe Vrçak, dhe kënga e tyre “Let me Love You” janë skualifikuar, pasi që nuk kanë marrë votat e duhura nga votimi. Treshja nga Maqedonia është renditur e 18 në listën e kandidimit në natën e dytë të gjysëmfinales.

Ndërkaq, përfaqësuesja nga Shqipëria, Olta Boka, ka arritur të kualifikohet në finale të festivalit të këngës "Eurosong", Tingujt e këngës shqiptare "Zemrën lamë peng", të interpretuar nga Boka, pushtuan të enjten Arenën e Beogradit, ku dhjetëra mijëra adhurues të muzikës evropiane po e ndjekin festivalin "Eurovision".

Këngëtarja shqiptare, e cila për dallin nga konkurrentët e mëhershëm të Shqipërisë, interpretoj në gjuhën shqipe dhe jo atë angleze, është paraqitur me një koreografi interesante, e veshur me rroba të zeza dhe me disa instrumentistë, të cilët po ashtu kanë pasur kostume interesante. (lajm)
Shtuar më 23/05/2008, ora 17:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori