Eurodeputetja ironizon vendimin e Shqipërisë: Titulli non-grata, titull nderi
Pëlqej
Ministria e Jhasthme shqiptare doli dhe deklaroi se eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous shpallej person “non-grata”.

Sipas medias greke, “Hellas Journal”, se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri”, citohet Theocharous nga “Hellas Journal”.

Sipas të njëjtit burim: Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”. ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit”
Shtuar më 10/11/2018, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori