Eurodeputeti sulmon opozitën: Rikthehuni në Kuvend ose s’ka BE
Eurodeputeti Eduard Kukan ka folur mbi situatën politike në Shqipëri ku i ka bërë thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend pasi sipas tij është e vetmja mënyrë që të zgjidhen çështjet.

Kukan tha se betejat politike duhet të ndërmerren brenda institucioneve.

Eduard Kukan është treguar shume kritik ndaj qëndrimit aktual te PD-së për te cilën ai paralajmëroi se kërcënon të pengojë nisjen e negociatave te pranimit te Shqipërisë në BE.

“I kam bere thirrje disa here politikane ne Shqipëri qe të vazhdojnë me themelimin e institucioneve te vettingut dhe nisjen e zbatimit te reformës. Koha është shume e rëndësishme.

I Kam bere thirrje vazhdimisht opozitës qe te kthehen në parlament ne mënyre që të ecin përpara me reformat dhe të bëjnë te gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.

Kukan gjithashtu përsëriti se betejat politike duhet të ndërmerren brenda institucioneve.

“Procesi i vettingut është shume i rendesishem për besueshmërinë dhe efektivitetin e reformës në drejtësi. Që nga vera e vitit 2014, Shqipëria ka qene kandidate për t’u bere pjese e BE dhe qe atëherë po bën progres të vazhdueshëm.

Miratimi i reformës është hap historik për rrugën e Shqipërisë drejt BE-se dhe për t’u bërë një vend modern. Me pak korrupsion, me pak krim te organizuar janë të rëndësishme për të gjithë”- tha Kukan./albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori