Aksidenti i autobusit të linjës së Krrabës me 6 të plagosur, arrestohet shoferi

Ka rënë në prangat e policisë shoferi i autobusit të linjës së Krrabës, që u aksidentuar mesditën e së dielës, duke lënë të lënduar 5 pasagjerë si edhe vetë shoferin.

Uniformat blu bëjën me dije se shoferi 31-vjeçar akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit.

Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)

Njoftimi i policisë

– G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

/albeu.com/