Dalin pamjet, Mc Kresha feston ditëlindjen e parë si baba krah Erzinës dhe Izës (FOTO LAJM)

Sot, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Mc Kresha, feston ditëlindjen e tij.

Reperi ka lindur më 5 shtator të vitit 1984 dhe sot ka mbushur 36 vjeç.

Kjo është ditëlindja e parë që Kreshën e gjen baba, pasi në muajin qershor partnerja e tij Erzina, solli në jetë një vogëlushe.

Çifti e pagëzoi të voglën me emrin Iza dhe sigurisht që ajo ishte personazhi kryesor i ditëlindjes së të atit.

Megjithëse nuk kemi ende një foto të vajzës së tyre, në rrjet kanë qarkulluar pamje nga festa e ditëlindjes së Kreshës në Kanada, ku shfaqet krah Erzinës.

Kjo duhet të jetë një ndër ditëlindjet më të bukura të reperit, pasi tashmë ka nisur edhe kapitulli i ri i jetës së tij si baba.


Shtuar 5.09.2020 17:56