Euro ka vijuar të shënojë një rënie të lehtë por të qëndrueshme edhe gjatë kësaj jave.
Të premten, një
euro u
këmbye me 124.48 lekë, duke arritur në nivelin më të
ulët që nga fillimi i qershorit.
Në 5 qershor,
euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i
ulët në 10 vjet dhe më pas Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg përmes tërheqjes së më shumë se 100 milionë eurove, duke e çuar euron në ditët e mëpasshme deri në 129-130 lekë, por më pas kursi u stabilizua në rreth 126 lekë.
Që nga mesi i shtatorit, kur Banka e Shqipërisë rralloi ndërhyrjet dhe më pas sinjalizoi tregjet se do ta linte kursin e lirë,
euro filloi një zhvlerësim gradual.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një raportim të pak ditëve më parë në Kuvend tha se
euro ka arritur në një normalitet të ri, prej 124
lekëve.
Rënie e euros ditët e sotme lidhet edhe me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Një
euro u
këmbye sot me 1.35 USD, nga 1.4 që arriti një ditë më parë.
Euro ra në bursa, pas sinjaleve se rritja ekonomike mund të ngadalësohet në eurozonë. Rritja e biznesit në eurozonë u ngadalësua shumë më shpejt sesa pritej këtë muaj, sipas Indeksit të Menaxherëve.
Pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare,
euro mbetet e dobët në Shqipëri. Në përgjithësi, në tregun e brendshëm, oferta për valutë, pohojnë aktorët e tregut vijon që të mbetet e lartë, ndërkohë që qarkullimi i monedhës vendase mbetet i
ulët. Në këto kushte pritet që presioni për nënçmimin euros të vijojë të jetë i pranishëm.
Nga 1 janari deri në 23 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 127.9 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5
lekësh, duke u luhatur në nivelin më të
ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u
këmbye mesatarisht me 122.8 lekë. Monitor/
Shtuar më 23/11/2018,
ora 13:02