EULEX, Vresejk: Hetimet s'do kursejne askend
Albeu.com
Kryeprokurori i misionit EULEX, Johanes Van Vresejk ka deklaruar se në lupën e hetuesve do të kalojë kushdo që ka bërë krime. Në një intervistë për një të përditshme lokale, dy ditë pas marrjes së detyrës, Vresjek ka theksuar se nuk ka ndërmend të ndalet.Ai ka bërë të ditur se ka hetuar personalisht rastin e ministrit të Transporteve Fatmir Limaj, atë të ish-agjentit të SHIK Nazmi Bllaca dhe atë të guvernatorit Hashim Rexhepi.

Vresejk ka theksuar se ministri Limaj do të merret së shpejti në pyetje, por nuk ka dhënë detaje nëse po hetohen ministra të tjerë.

Gjatë intervistës së tij, kryeprokurori ka prekur edhe cështjen e Ilir Tolajt, duke nënvizuar se shmangia e tatimeve është një prej shumë akuzave që rëndojnë ndaj tij.

Ai ka shtuar më tej se ka pasur presion diplomatik, por ka shprehur bindjen se misioni EULEX ka mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Do të hetojmë këdo, nuk do kursejmë as ndërkombëtarët. Asnjë parti nuk duhet të ndihet e lirë nga hetimet”, ka shtuar Vresejk.
Shtuar më 30/07/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori