EULEX nuk pranon t'i nënshtrohet OKB-së
Albeu.com
Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon ka shprehur bindjen se misioni i ri në Kosovë do të jetë nën autoritetin e Bashkimit europian dhe do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.Kermabon po qëndron në Kosovë në një vizitë njohëse për gjendjen aktuale në fushën e drejtësisë dhe policisë. Ai pranoi se ende ka paqartësi rreth kohabitimit të mundshëm me UNMIK-un, pas datës 15 qershor, por shtoi se përgatitjet e misionit që drejton nuk janë ndalur.

"Është shumë e qartë se EULEX do t'i jap llogari Brukselit. Nuk mendoj se mund të fillojmë angazhimin më 15 qershor për shkak të disa paqartësive politike dhe teknike. Por, ne duhet të japim gjithçka për të qenë gati. Aktualisht ne jemi në proces të vazhdueshëm rreth përgatitjeve për të filluar punën- asgjë nuk është ndalur. Misioni është në proces e sipër, momentalisht kemi 300 njerëz në vend dhe të tjerë do të jenë të gatshëm brenda muajit maj dhe qerssor. Është akoma herët të flasim për 15 qershorin, por rekrutimi po vazhdon, ndonëse me shtyerje procesi nuk është ndalur", deklaroi shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon.

Ai pranoi se pengesa rreth misionit të ri të BE në Kosovë ka, por shtoi se do qëndrojë besnik ndaj 27 vendeve anëtare të BE për të kryer detyrën që i është besuar.

"Mund të jetë kësisoji, por dua të theksojë se 27 vendet anëtare kishin një qëndrim të fuqishëm për dërgimin e këtij misoni në Kosovë. Pra unë i jam përgjegjës institucioneve të Bashkimit Europian- kjo është detyra ime për momentin",tha Yves De Kermabon.

Shefi i EULEX-it, dikur komandat i KFOR-it, që nga e diela po qëndron në Kosovë për tu njohur më për së afërmi me gjendjen aktuale në fushën e drejtësisë dhe të policisë të cilat do të jenë fushëveprimi i personelit europian që ai udhëheq. Aktualisht Kermabon po zhvillon takime me udhëheqësit institucional të sektorit të drejtësisë dhe të sigurisë të komunave të Kosovës.
Shtuar më 20/05/2008, ora 17:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori