EULEX: Nuk njohim zgjedhjet serbe ne veri
Albeu.com
Zyrtarë të EULEX-it kanë bërë të ditur se nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve ilegale serbe në veri, të parapara për 30 maj. Zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes, ka thënë se misioni i BE-së nuk i njeh zgjedhjet e strukturave paralele e as rezultatin e tyre.
Edhe institucionet e Kosovës i kanë quajtur të paligjshme zgjedhjet serbe.

Ndërkaq përfaqësues të UNMIK-ut kanë thënë se qëndrimi i misionit të Kombeve të Bashkuara përballë zgjedhjeve serbe do të jetë neutral.
Shtuar më 23/05/2010, ora 23:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori