EULEX ne Kosove me 2 dhjetor, pavaresisht negociatave
Pëlqej
Albeu.com
Gazeta vojvodinase "Dnevnik" shkruan sot se misioni evropian Euleks më 2 dhjetor do të fillojë misionin në Kosovë, pavarësisht rezultatit të negociatave. Gazeta "Dnevnik" e Novi Sadit thirret në burime të larta të BE në Bruksel. "Në rast edhe të mos ketë marrëveshje në Nju Jork, atëherë Euleks do të fillojë me punë më 2 dhjetor në pjesën të banuar me shumicë shqiptare në Kosovë, ndërsa në enklavat serbe në Veri dhe zona tjera do të vazhdojë prania dhe misioni i UNMIK-ut", shkruan gazeta. Gjithashtu bëhet e ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana pritet që me anë të një letre të njoftoj presidentin Fatmir Sejdiu për fillimin e misionit Euleks. "Dnevnik" në numrin e sotëm shkruan se serbët sërish kanë marrë garanca për sigurinë e tyre në Kosovë nga ana e OKB-së.
Shtuar më 15/11/2008, ora 17:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori