EULEX-i rifillon procesin gjyqesor kunder Albin Kurtit
Albeu.com
EULEX-i rifillon procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurti. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Qarkut, ndërsa seancat dëgjimore do të mbahen në muajin shkurt dhe mars.
“Ky është një vazhdim i procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2007, ndërsa rasti është transferuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Procesi gjyqësor që ndalur atëherë, pasi që asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënëses Limdal.
Shtuar më 24/01/2010, ora 21:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori