EULEX-i ne diskutim te brendshem politik per rastin Limaj
Albeu.com
Kthimi në Kosovë i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johan Van Vreesijk, pritet të dinamizojë edhe më tej hetimet për rastin Limaj. Kohavisioni ka mësuar nga burime ndërkombëtare se kryeprokurori e ka të qartë procesin që ...... duhet ndjekur, por plani tashmë po diskutohet seriozisht në zyra të EULEX-it. Sipas këtyre burimeve, diskutimet e natyrës politike brenda misionit të sundimit të ligjit kanë vonuar punët, por ato shpejt pritet të përshpejtohen. Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, i ka thënë KTV-së se nuk mund të komentojë asgjë për këtë çështje, pos faktit se hetimet po vazhdojnë. Një tjetër çështje që zëdhënësja nuk ka mundur ta komentonte është rreth pretendimeve për fshirjen e të dhënave nga serveri i Ministrisë së Transportit i bastisur nga EULEX-i. Ministria e Administratës Publike nëpërmjet një komunikate shtypi kishte pohuar pak ditë më parë se të dhënat dhe serverët e institucioneve ruhen nga ajo ministri dhe nuk është fshirë asgjë. Rreth dy javë pas bastisjes së Ministrisë së Transportit, EULEX-i nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret pos publikimit të të dhënave të reja për rastin.
Shtuar më 12/05/2010, ora 15:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori