EULEX-i kontrollon Sabri Fejzullahun dhe Afrim Muciqin
Albeu.com
Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, është bastisur të hënën në mëngjes në mënyrë të hollësishme nga doganierët e EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, me të arritur nga Cyrihu.
Lajmin për këtë kontroll të detajuar të ish-deputetit të PDK-së, e konfirmoi për Klan Kosova, kolegu i tij nga estrada, Afrim Muçiqi.

Sipas këtij të fundit, që të dy ishin veçuar nga udhëtarët e tjerë të zakonshëm dhe pas kontrollit më të kujdesshëm, Fejzullahu ishte futur në një dhomë të veçantë për bastisje.

Muçiqi, ka mohuar të jetë në dijeni për arsyet e këtij kontrolli të posaçëm, ndërsa Klan Kosova e pati të pamundur të kontaktonte edhe Fejzullahun.

Ndryshe ky kontroll, ndodh pak ditë pas aksionit të EULEX-it për inspektimin e bagazhit të kryeministrit, Hashim Thaçi dhe katër ministrave para udhëtimit të tyre për në Turqi. (telegrafi)
Shtuar më 25/05/2010, ora 11:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori